“Nuk është privat aty”, “me ftesa u bo hajgare”, Ismet Munishi ‘shpërthen’ me kritika të ashpra
Ismet Munishi ka ‘shpërthyer’ në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, duke dhënë kritika të ashpra. Sipas Munishit, te ‘Dardanët’ është bërë shaka me ftesat e futbollistëve. Teksa, ka kritikuar edhe konferencën për shtyp të përzgjedhësit të Kosovës, Primozh Gliha dhe menaxherit, Bajram Shala, të cilët nuk ishin në dijeni se ku luajnë Emir Sahiti […]
Ismet Munishi ka ‘shpërthyer’ në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, duke dhënë kritika të ashpra.
Sipas Munishit, te ‘Dardanët’ është bërë shaka me ftesat e futbollistëve.
Teksa, ka kritikuar edhe konferencën për shtyp të përzgjedhësit të Kosovës, Primozh Gliha dhe menaxherit, Bajram Shala, të cilët nuk ishin në dijeni se ku luajnë Emir Sahiti dhe Arbër Hoxha.
”Për dështimin e Kosovës kanë faj selektorët, avokatët e studiove që i kanë mbrojtur tre-katër vjet, i kanë mbrojtur gafat dhe të këqijat. Krejt janë fajtorë dhe krejt duhet të kuqen, se nuk është privat aty. Kemi derdhur gjak për t’u bërë ky reprezentacion, kemi dhënë kontribut ne. Është bërë hajgare, me ftesa u bo hajgare, konferenca për shtyp hajgare, për qata i ke punët qishtu,” tha ai.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.















