“Nuk është që një javë aty apo tre ditë”: Sokoli “shpërthen” me kritika ndaj Vavalisit të Dritës

Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, ka kritikuar ashpër trajnerin e Dritës, Akis Vavalis, pas deklaratës së tij që lojtarët u treguan egoist në disa raste ndaj Lirisë

Sokoli ka thënë se Vavalis është dashur të marrë masa që në fillim të mos përsëriten dhe ndodhin këto gjëra.

“Nëse thua janë egoista duhet me ndërmarrë masa sa më herët që të mos përsëriten dhe të mos ndodhin. Por, trajneri nuk është që një javë aty apo që tri ditë, është që gjashtë muaj. Këto gjëra duhet të spastrohen në fillim, apo detyra e trajnerit është që grupi t’i bindet, nuk mundet individi me qenë egoist apo me qenë një grup i kënaqur e tjetri i pakënaqur,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Ndryshe, të dielën Drita barazoi në shtëpi kundër Lirisë, me rezultat 1-1.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika