“Nuk ju kalon as mashtrimi i ri”, Bajrami thotë se opozita nuk e bllokoi shtetin

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas postimit të Hekuran Muraatit, ku ky i fundit deklaronte se “opozita bllokoi shtetin”.

Bajrami ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij, duke e quajtur një “mashtrim të ri”.

Ajo thekson se opozita nuk ka numra në Kuvend dhe nuk është pjesë e Qeverisë, prandaj nuk mund të “bllokojë” vendin.

Bajrami ka theksuar se opozita nuk ka penguar as ndërtimin e çerdheve, as lirimin e çmimit të energjisë, as heqjen e TVSH-së nga produktet bazë, apo ndërtimin e rrugëve magjistrale.

Sipas saj, qytetarët janë ata që dinë kush ka penguar zhvillimin e vendit dhe kujt i takon përgjegjësia për vendimmarrjen.

“Se kush doli i pari në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe kush e mbajti vendin të bllokuar për 9 muaj duke e çuar sërish në zgjedhje, qytetarët e dinë shumë mirë. Mos i nënvlerësoni qytetarët! Më 28 dhjetor, vendi çlirohet nga mashtruesit. Ani kishe patriota!!!”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika