“Nuk ka asnjë fitimtar këtu”, Rama: Ka një progres në çështjen e Asociacionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur optimizëm për zhvillimet në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai ka vlerësuar se ka progres domethënës për të vazhduar përpara me këtë çështje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ka progres në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rama, situatën në mes të Kosovës dhe Serbisë e sheh më pozitive.

“Unë kam qenë hapur kritik sepse kam besuar gjithmonë se paqja është shumë herë me e dobishme për gjithkënd, sesa çfarëdolloj përpjekje për ta shtyrë këtë paqe dhe për ta shndërruar politikën e jashtme në një mjet të politikës së brendshme. Situata tanimë siç e shoh unë, është paksa ndryshe, sepse ka një progres domethënës në pranimin në parim për të ecur përpara me çështjen e asociacionit. Shpresoj që do të vazhdojë kështu dhe pastaj hapat e tjerë do të ndërmerren duke qenë se nuk ka asnjë fitimtar këtu. Kostoja nuk është kaq e vogël dhe mund të jetë edh më dramatike, nëse e pashmangshmja mohohet, mohohet e shtyhet. Kam besuar gjithmonë që kjo është e vetmja rrugëzgjidhje”, ka thënë Rama.

Rama më tej ka thënë se nuk ka rrugë tjetër për dy vendet, pas vendi i tyre është në komunitetin euroatlantik.

“Mendoj që kanë shmangur të pashmangshmen për një kohë të gjatë. E pashmangshmja është që duhet të merren vesh, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Pasi vendi i të dyja shteteve është në komunitetin euroatlantik. Ndoshta më shpejt për njërin e pak më vonë për tjetrin, por ky është vendi i tyre. Nuk mund të ndryshojnë gjeografinë, janë në mes të Evropës, ndaj vendi i tyre është aty. E pashmangshmja është të merren vesh”, ka thënë Rama në forumin e media për Evropën Juglindore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika