“Nuk ka dorëzim”, protesta e nacionalistëve serbë në kufirin me Kosovën në Jarinjë
Protestuesit serbë janë mbledhur në pikën kufitare me Kosovën në Jarinjë, ku disa prej tyre janë të maskuar, e duke brohorit e kënduar këngë nacionaliste. Në njërën nga fotot shihen protestuesit duke e djegur një pankartë, në të cilën shkruante “Marrëveshjet e Brukselit”, ndërsa në një tjetër shihet harta e Kosovës me një mbishkrim “Nuk […]
Protestuesit serbë janë mbledhur në pikën kufitare me Kosovën në Jarinjë, ku disa prej tyre janë të maskuar, e duke brohorit e kënduar këngë nacionaliste.
Në njërën nga fotot shihen protestuesit duke e djegur një pankartë, në të cilën shkruante “Marrëveshjet e Brukselit”, ndërsa në një tjetër shihet harta e Kosovës me një mbishkrim “Nuk ka dorëzim”.


Policia serbe ka krijuar një kordon në afërsi të kufirit, duke mos lejuar protestuesit që të kalojnë në anën e Kosovës.
Ndërkaq, në këtë pikë kufitare, KFOR-i ka shtuar trupat.















