“Nuk ka mundur me shpik një Kosovë të re”, Kraki arsyeton “ndryshimin radikal” të Kurtit dhe VV-së nga opozita në qeveri

Profesori Universitar, Nezir Kraki

Profesori universitar, Nezir Kraki, ka arsyetuar “ndryshimin radikal” të kryeministrit, Albin Kurti dhe VV-në, nga parullat kundër dialogut me Serbinë “Jo negociata, Vetëvendosje” kur ishte në opozitë, deri tek dakrodimi i planit evropian, tash në pushtet.

Kjo erdhi, pasi gazetari Dibran Istrefi, i kërkoj një mendim Krakit se pse e quajti kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin ‘qesharak për shkak të ndryshimit të qëndrimeve’, duke bërë një analogji me Kurtin e opozitës dhe Kurtin e pozitës, “si ndryshim radikal” që i ka ndodhur.

“..e pashë kur e lëshuam deklaratën e Krasniqit, mu duke që e quajte qesharake. Më pas ky ndërrim radikal nëse mund të themi i Kurtit dhe VV-së, prej asaj jo negociata vetëvendosje dhe deri sot në këtë marrëveshje”, i është drejtuar Istrefi, Krakit, duke kërkaur nëse edhe ndryshimi i Kurtit është ‘qesharak’.

E sipas tij, në momentin kur Kurti ka vendosur të merret me politikë, proceset politike kanë qenë duke vazhduar dhe nuk ka mundur të shpikë një Kosovë të re.

“Atëherë Albin Kurti ishte dashtë që të çangazhohet nga politika sepse proceset veç se kanë qenë “ongoing” duke shkuar, dhe në momentin që Albin Kurti është angazhuar me marrë pushtetin një ditë, atëherë ky nuk ka munduar me shpikë një Kosovë të re”, ka replikuar Kraki duke mos e arsyetuar shumë ndryshimin e Kurtit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika