Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka nisur prezantimin e kabinetit të ardhshëm qeveritar në seancën e Kuvendit.
Kurti tha se programi i prezantuar më herët, përfshirë atë të muajit shkurt, mbetet i vlefshëm edhe për mandatin e ardhshëm, pasi sipas tij bëhet fjalë për të njëjtin mandat që është ndërprerë për arsye procedurale.
“Realisht bëhet fjalë për të njëjtin mandat që ndërpritet në mënyra procedurale. Të gjitha ato janë valide dhe do t’i zbatojmë një nga një”, tha Kurti.
Ai më pas ka nisur prezantimin e kabinetit të ardhshëm qeveritar.
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla,
Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,
Ministër i Financave, Hekuran Murati,
Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të luftës çlirimtare, Andin Hoti,
Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,
Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu,
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia,
Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku,
Ministre e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci,
Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani,
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli,
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha,
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,
Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri.