Nuk ka pasaporta e patentë shoferë, shkak mungesa e materialit

Ministria e Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës është duke u ballafaquar me probleme të furnizimit me material për dokumente. Këtë e kanë bërë të ditur vetë zyrtarët e këtij dikasteri, derisa qytetarët ankohen se po presin me muaj që të paisen me pasaporta e patentë shoferë

Foto ilustrim

Pritja për t’u pajisur në formë të rregullt me pasaportë kosovare shkon me muaj.

Problemi me të cilin është ballafaquar edhe më herët Ministria e Punëve të Brendshme, është kthyer sërish, dhe qytetarët janë të frustruar.

“Përafersisht dy muj edhe prej rrethit timë kanë tregu se kanë pritë njëjtë më muaj me u paisë më pasaportë. Shkaku i mungesës së materialit po thonë. Ka njerëz që kanë nevojë për to e jo që t’ju vanohen”, ka theksuar Gjokaj.

Klaudia Gjokaj, Qytetare

Por edhe për vonesa të dokumente të tjera, përveç pasaportave, ka nga qytetarë që janë në pritje të Agjencia e Regjistrimit Civil në kryeqytet.

“Me 13 komë apliku hala nuk u dal patent shoferi. Nuk ka material as kurgja prej 12 nuk kanë bë asnjë hiq. Veç na kanë njoftu që s’ka”, ka potencuar Syla.

Ahmet Syla, Qytetar

Se mungon materiali për të gjitha dokumentet e kanë  pranuar edhe vetë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në arsyetimin e kësaj ministrie përmenden zhvillimet aktuale, por edhe pandemia, si një prej shkaktarëve që kanë nxjerrë telashe me furnizim.

Përgjigje nga Ministria e Brendshme

“Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19,  furnizimet me material janë vështirësuar. Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19. MPB është e përkushtuar që të pajisë të gjithë qytetarët me dokumente, e në veçanti rastet që kanë nevojë urgjente”, kanë thënë Ministria e Punëve të Brendshme.

Përderisa kjo nuk është hera  e parë që ky dikaster ballafaqohet më këtë problem, në përgjigjen e kësaj ministrie, nuk jepet ndonjë afat se kur pritet që të sigurojnë sasi të nevojshme të materialit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika