Draft-statuti për Asociacionin të propozuar nga Bashkimi Evropian, fillimisht u tha se u pranua nga Kosova.

Kurse sot, kryekuvendari Glauk Konjufca tha se ai propozim i BE-së nuk ka shanse të zbatohet, pasi sipas tij, është shumë i dëmshëm.

“Ky draft i BE-së, i them faleminderit shumë që na keni këshilluar kështu. Nuk implementohet ai draft, por i themi faleminderit shumë, por aty që ka gjëra problematike. Pse janë ato gjëra, sepse ato janë sepse nuk i ka shkruar Kosova… Unë mendoj që është i dëmshëm”, tha ai në Klan Kosova.

Tutje, Konjufca tha se “kurrfarë drafti i BE-së, nuk është obligativ për Kosovën. Drafti i BE-së nuk zbatohet nuk jemi askund aty. BE nuk e ka këtë kompetencë, të propozojë draft”.