Mbrëmë në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren disa lokale ishin përfshirë nga zjarri.

Asnjë person s’ka mbetur i lënduar si pasojë e këtij zjarri teksa hetimet nga Policia kanë nisur, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren,Shaqir Bytyqi.

“Më datë 19 dhjetor 2025, pas orës 23:00, është raportuar një zjarr në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit. Zjarri ka përfshirë disa lokale të qendrës tregtare të njohur si “Te Shtrumfat”, duke shkaktuar dëme materiale. Deri më tani, përveç dëmeve materiale, nuk ka të raportuar persona të lënduar”, tha Bytyqi.