Nuk ka vetura të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës
Këto fotografi të shkrepura një ditë më parë nga banorë te Istogut pretendonin se në territorin e Republikës së Kosovës ka hyra ushtria e Serbisë. Rruga për të arritur atje është e gjatë dhe e vështirë andaj edhe nuk ka banorë rezidentë. Lëvizje ka vetëm të disa banorëve të cilët lartë kanë shtëpiza prej druri […]





Këto fotografi të shkrepura një ditë më parë nga banorë te Istogut pretendonin se në territorin e Republikës së Kosovës ka hyra ushtria e Serbisë.
Rruga për të arritur atje është e gjatë dhe e vështirë andaj edhe nuk ka banorë rezidentë.
Lëvizje ka vetëm të disa banorëve të cilët lartë kanë shtëpiza prej druri dhe kalojnë disa muaj të verës atje.
Njëri prej tyre thotë se patrullimi i ushtrisë serbe nuk është në territorin e Kosovës, dhe shton se nuk ka pasur ndonjë problem ndonjëherë.
“Veç se ka realizuar dikush një Fotografi nuk ka nevoje për panik, edhe s’ka pasur nevojë që të rriten gjerat në këtë masa në këtë situatë. Ushtria dalin deri në kufi takohen me KFOR-in rrinë nuk e kemi provokime nuk ka ngacmojnë as një herë, sidomos bagëtia jonë andej e bëjnë kullosën edhe asnjëherë nuk kemi pasur as një problem”, ka deklaruar qytetari.
Ani pse pikërisht në këtë pjesë ku ndahet kufiri, Rifati kishte humbur një person të dashur nga dora e serbëve, ai pohon se tashmë përshëndetët me ta.
“Para 22 vjetëve, vëllain time kanë marrë forcat serbë menjëherë pas luftës 30 metra në territorin e Kosovës, cili gjithashtu ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.
Meqenëse nuk është një zonë urbane këtu nuk figuron asnjë shenjë që e ndan kufirin ndaj shumë lehtë është hyrja dalje në territor mes dy shteteve fqinje.
E përveç banorëve të sezonal, ketë pjesë më së shpeshti e viziton Policia e Kosovës që patrullon thuajse çdo ditë në këtë pjesë përfshirë edhe mbrëmjen e së hënës dhe këtë të martë.
Teksa nga Stacioni i Policisë së Kosovës ne Radac të Istogut prapa kamerave për televizionin kanë thënë se gjithçka është nën kontroll pasi siç u shprehën ata patrullimi serbëve andej kufirit është i zakonshëm njësoj si i Policisë së Kosovës në anën kundërt.
Në këto Bjeshkë janë tre tabela të njëjta që bëjnë me dije se në këtë zonë patrullon edhe KFOR-i.




















