Nuk kalon kërkesa e LDK-së që në Komisionin për Buxhet të raportojnë ministrat

Komisioni për Buxhet ka miratuar fushëveprimin e tij, me nëntë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa nuk ka kaluar propozimi për përfshirjen e një pike shtesë që do të obligonte ministritë të raportojnë drejtpërdrejt në këtë komision.

Kryetari i Komisionit, Enver Haliti, prezantoi fushëveprimtarinë, duke theksuar se Komisioni është funksional dhe i përhershëm dhe shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me buxhetin dhe financat.

“Komisioni është komision funksional dhe i përhershëm. Komisioni në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me buxhetin dhe financat. Fushëveprimi i komisionit përfshin: Shqyrtimin e projektligjit vjetor për ndarjet buxhetore dhe rishikimin e tij. Shqyrtimin e projektligjeve në fushën e financave publike dhe financave në përgjithësi. Shqyrtimin e projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Kosovës dhe bën rekomandime për Kuvendin e Republikës.

Shqyrtimin e projektligjeve dhe amendamenteve të propozuara në aspektin e ndikimit buxhetor të tyre në kuadër të përgjegjësive si komision i përhershëm dhe rekomandim në komisionin përkatës funksional dhe në Kuvend. Të drejtën për të propozuar dhe hartuar projektligje. Shqyrtimin e raportit vjetor financiar të buxhetit të Republikës së Kosovës. Shqyrtimin e raporteve vjetore të institucioneve, organeve të pavarura që raportojnë në Kuvend dhe që bien në fushëveprimtarinë e komisionit. Mbikëqyrjen e zbatimit të politikave publike dhe legjislacionit në fushën e menaxhimit të financave publike, të standardeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të borxhit publik, prokurimit publik, politikave makroekonomike fiskale si dhe ndihmës shtetëror. Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në kuadër të fushëveprimtarisë së tij. Organizimin e dëgjimeve publike. Raportim me iniciativën e komisionit ose me kërkesën e Kuvendit në mbledhje plenare për çështje nga fusha e veprimtarisë së tij; Shqyrtimin e çështjeve të tjera të përcaktuara me këtë rregullore”, tha ai.

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, propozoi që në fushëveprim të shtohet edhe shqyrtimi i raporteve vjetore të ministrive, duke arsyetuar se aktualisht parashihet raportimi i qeverisë, por jo edhe i ministrive individuale.

“Kemi këtu paraqit obligimin që vetë qeveria të raportojë këtë raport vjetor financiar në këtë komision, por jo dhe ministritë. Prandaj propozoj që të shtojmë dhe pikën: Shqyrtimi i raporteve vjetore të ministrive, sepse ato veç raportojnë në Ministrinë e Financave”, tha ai.

Deputeti Valon Hoti kërkoi që të specifikohet qartë se për cilat institucione bëhet fjalë, ndërsa kryetari Haliti u shpreh se nuk e sheh të nevojshme ndryshimin, duke theksuar se praktika e deritanishme nuk ka paraqitur probleme dhe se ndryshimet mund ta komplikojnë punën e Komisionit.

“Nuk besoj që ka nevojë të bëhën ndryshime për shkak se mund të na komplikoj punën dhe fushveprimtarin e komisionit”, tha ai.

Propozimi i Mustafës nuk mori votat e mjaftueshme, ndërsa fushëveprimtaria e Komisionit u miratua në formën ekzistuese.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika