Nuk morri pjesë në mbledhjen e Komisionit për “Trepçën”, Rizvanolli publikon pamje nga takimi i saj në Francë

Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku u diskutua lidhur me situatën në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A, e pranishme nuk ishte ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Ajo tashmë ka publikuar pamje nga takimi i saj në Francë

Pamje nga takimi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka publikuar pamje nga takimi i saj me ambasadorin Mehdi Halimin me “Proparco” dhe odat e bizensit “Medef & Business France”, në Francë.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë takim e ka prezantuar “Pakon investive të Kosovës për energji 2023-25”.

“E lumtur të shoh angazhimin e tyre për të sjellë investime të bizneseve françeze në Kosovë, dhe për të thelluar bashkëpunimin në energji dhe ekonomi”, ka shkruar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku po diskutohet lidhur me situatën aktualen në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala, ka thënë se që nga e premtja Rizvanolli kishte lajmëruar se nuk do të merrte pjesë. Sipas tij, ministrja do të duhej të ishte në komision e të raportonte për të gjitha problemet që lidhen me minatorët e Trepçës.

Lexo dhe: Ministrja Rizvanolli s’merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për “Trepçën”, kritikohet nga opozita

“Të premten kemi marrë e-mail që ajo nuk do të marrë pjesë se është jashtë vendit. Asnjë ngjarje nuk do të duhej të ishte më prioritet se të raportonte për Trepçën, sepse ajo është përgjegjësja e parë… 8 ditë grevë, sot ministrja nuk ka gjetur kohë me ardh, edhe pse e kemi paralajmëruar… Do të duhej të ishte ajo këtu, të kishim një raport zyrtar pse minatorët nuk i kanë marrë pagat me rregull. Pse ministrja nuk ka bërë asnjë hap që Trusti t’u paguhet minatorëve, pse t’u ndërpritet e sigurimeve shëndetësore, pse të vihet në këtë fazë? Pse po shkarkohen punëtorët e sindikalistët. Brenda një jave kemi dhjetëra të suspenduar, duhet të ishte ministrja të raportonte për gjitha këto”, ka thënë Shala.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika