Nuk ndalet vetura në veri, Policia detyrohet të gjuajë me armë zjarri

Në një pikë kontrolli në fshatin Banje, në veri të Mitrovicës, në një rrugë ilegale, njësiti i Policisë së Kosovës ka tentuar të ndalojë një veturë për kontroll rutinë, por vetura duke rritur shpejtësinë e saj për të mos u ndalur, ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë, të cilët janë detyruar të gjuajnë me armë zjarri në drejtim të veturës

Të enjten, në një pikë kontrolli në fshatin Banje të rajonit të Mitrovicës veriore, në një rrugë ilegale, njësiti i Policisë së Kosovës ka tentuar të ndalojë një veturë për kontroll rutinë gjatë kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore për garantimin e sigurisë.

Por, siç ka njoftuar policia rreth orës 19:00, personi i dyshuar (drejtuesi i automjetit) pasi ka vërejtur zyrtarët policorë të cilët e kanë sinjalizuar për ndalim, ka rritur shpejtësinë për të ikur nga ndalimi, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policorë, përderisa njëri nga zyrtarët policorë me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policorë, është detyruar që të përdorë armën e zjarrit.

Ndërkaq, automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore janë duke ndërmarrë veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ve të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

“Si vazhdimësi e hetimit gjatë realizimit të detyrave policore, njësitet relevante policore kanë ndaluar dy automjete tjera, të cilat kanë ardhur në atë lokacio e që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar, në te cilat, vetura gjendeshin pesë persona, të cilët janë dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

Të fundit nga rubrika