Nuk u dalin pagat, punëtoret teknike të QKMF-së në Prishtinë nisin grevën

Punëtorët teknik të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë kanë nisur grevën në shenjë pakënaqësie për mos ekzekutimin e pagave, e paralajmëruan komunën para një jave

E mërkura qe dita e fundit e afatit që ua caktuan për ekzekutim të pagës.

E meqë kërkesa nuk iu realizua, punëtoret teknike të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet nisën grevën.

Disa prej tyre, sipas kolegëve, s’patën mundësi t’i bashkoheshin grevës, për shkak të mungesës së të hollave e të tjerat qëndruan brenda orarit në korridorin e QKMF-së.

“Po tepër vështirë se me qenë me kohë edhe po kemi vështirësi  e le më kështu, kemi nana vetushqyese kemi gra qe e mbajnë familjen se burrat nuk iu punojnë”, ka theksuar  Bukurie Shabani, punëtore teknike.

Shabani shpreson se do të bëhet një zgjidhje.

“Ishalla marrin masa se nuk shkon gjithë ne me kërku pagën tonë përmes mjeteve të informimit ose me greva duhet me kuptu edhe ata këtë”, ka shtuar ajo.

Në mbështetje të punëtoreve teknike ishte edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.

“Ne kemi paralajmëruar tash e një javë që nëse nuk janë pagat ne hyjmë në grevë dhe tash jemi të gjithë këtu përjashtim një punëtore që nuk ka pas mundësi me ardhë për shkak të mungesës së të hollave”, ka deklaruar Jusuf Azemi.

Azemi tregoi se kanë pasur takime me drejtorin e Shëndetësisë në Prishtinë.

“Ne kemi pas komunikime me drejtorin e shëndetësisë edhe dje edhe sot ai po e lë fajin tek kompania për neve kjo nuk ka rëndësi për ne janë me rendësi pagat”, ka theksuar Azemi.

Televizioni ka tentuar të marr një qëndrim edhe nga komuna për këtë çështje por të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika