Nuk vlerësohet serioz kërcënimi i Putinit me luftë bërthamore

Kërcënimet me luftë bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin po konsiderohen si përpjekje e tij për të fituar pikë në fushatën zgjedhore, para zgjedhjeve të reja presidenciale në Rusi. Ekspertë të sigurisë në Kosovë thonë se Perëndimi është shumë i kujdesshëm me kreun e Rusisë, megjithëse nuk e përjashtojnë mundësinë që i njëjti të rrisë dozën e destabilizimit të Ballkanit

Mundësia që NATO të dërgojë trupa në Ukrainë ka alarmuar Vladimir Putinin, për çka nuk qëndroi duarkryq.

Së paku me deklarata, presidenti i Rusisë qe goxha i ashpër duke përmendur si kërcënim rrezikun për përdorim të armëve bërthamore dhe shkatërrimin e njerëzimit.

Por e gjithë kjo nuk e lëkundi shumë Perëndimin, pasi SHBA-ja reagoi menjëherë duke thënë se s’ka shenja që Rusia po përgatitet të përdorë armë të tilla.

Serioze këto kërcënime nuk i ka marrë as ish-ushtaraku kosovar Hysen Gecaj, veçse sipas tij, siguria në Ballkan e Evropë është e ndërlidhur me atë se çka do të arrijë Putini në Ukrainë.

“Kjo varet nga suksesi në linjat e frontit në Ukrainë, nëse Rusia atje korr suksese, ky paraqet rrezik për fqinjët tjerë të Rusisë, të cilët po ashtu po përgatiten për mbrojtje, dhe vetëm atëherë është një shkallë më e madhe e rrezikut, për një luftë në Ballkan sepse nëse Rusia korr suksese në Ukrainë, Serbia sigurisht që do të trimërohet dhe do të llogarisë në mbështetjen e saj”, tha Hysen Gecaj, ish-kolonel i FSK-së.

Por krejt për efekte elektorale deklaratat e tij po i sheh ish-zëvendësministri i Brendshëm Selam Shkodra, ani pse thotë se destabilizimi vazhdon të jetë armë e tij.

“Duhet pasur parasysh që Federata Ruse është në zgjedhje presidenciale, dhe besoj që edhe në këtë kontekst ëshë dhënë ajo deklaratë, por nuk besoj që globi do përballet me një luftë bërthamore pasi do ishte një fatalitet për njerëzimin, aletatët perëndimorë do të ndërmarrin masat e duhura që vendet e NATO-s dhe aleatët të jenë të sigurtë”, tha Selam Shkodra, njohës i çështjeve të sigurisë.

Rusinë e ndajnë pak ditë deri te zgjedhjet e reja presidenciale, në të cilat Putin pritet të fitojë një tjetër mandat.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika