Numërimi i votave drejt fundit: përfaqësitë diplomatike në proces, pastaj votat me postë

Me punën që u bë gjatë ndërrimit të parë në ditën e sotme, numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve i është afruar përfundimit. Së shpejti, pritet të përfundohen kutitë e Prishtinës dhe ato të Përfaqësive Diplomatike, për t’i hapur rrugë edhe numërimit të votave me postë, që janë mbi 80 mijë pako gjithsej

Në këtë kënd të posaçëm në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë vendosur pakot e votave me postë nga diaspora.

Gjysma prej tyre, tanimë janë verifikuar, dhe së shpejti, pritet që të futen në proces të numërimit.

“Deri në përfundimin e së enjtes, KQZ i ka vlerësuar 42 mijë pako nga votat me postë, nga ky numër, janë aprovuar 40.414 janë pranuar, ndërsa 1447, janë refuzuar. Arsyeja më e shprehur, është mungesa e dëftesës së regjistrimit”, ka thënë Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së.

Por, për t’u vendosur këto në numërim, tavolinat duhet të lirohen nga votat nëpër përfaqësi diplomatike, të cilat pritet të përfundojnë shpejt.

“Është duke vazhduar numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike. Përpjekjet janë që procesi të përfundojë në ditën e sotme”, ka thënë Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së.

Pastaj, edhe ato të komunës së vetme që nuk e ka përfunduar numërimin.

“Ka mbetur edhe veç komuna e Prishtinës për ta përfunduar numërimin”, ka thënë Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së.

Me këtë ritëm, pritet që së shpejti të përfundojë procesi i numërimit në plotni.

“KQZ synon që rezultatet të shpallen më 26 qershor, dhe pastaj certifikimi të bëhet më 6 korrik”, ka thënë Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së.

Kështu, kur është numëruar shumica dërrmuese e votave, tanimë KQZ ka evidentuar edhe numrin e ulëseve në Kuvend, për secilën parti. Ndonëse ka gjasa që votat me postë të ndryshojnë diçka, aktualisht Vetëvendosje i ka 49 ulëse, PDK 24, LDK 19 dhe AAK 8.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika