Numërimi i votave drejt fundit: VV kryeson me 53 ulëse, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Procesi zgjedhor në Kosovë po shkon drejt përmbylljes, me dy zhvillime kryesore: përfundimin e plotë të votave me postë dhe publikimin e rezultateve të përditësuara të numërimit të përgjithshëm në nivel vendi.

Numërimi i votave me postë është përmbyllur plotësisht, me 223 nga 223 vendvotime të procesuara.

Sipas rezultateve përfundimtare të këtij segmenti, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 60,003 vota, ose 72.94 për qind.

Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 9,881 vota (12.01%), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 6,758 vota (8.21%).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 3,444 vota, ose 4.19 për qind të votave me postë.

Paralelisht, në nivel vendi janë procesuar 2,806 nga gjithsej 2,857 vendvotime, që përbëjnë 98.21 për qind të totalit.

Sipas këtyre rezultateve të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 53 ulëse dhe 380,228 vota (47.14%).

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22 ulëse dhe 156,829 vota (19.44%), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18 ulëse dhe 134,695 vota (16.70%).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7 ulëse dhe 54,212 vota (6.72%).

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika