Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet e përditësuara të votimit me postë në zgjedhjet në Kosovë, ku janë procesuar 175 nga 223 vendvotime, apo 78.48% e totalit.
Sipas të dhënave të publikuara më 16 qershor, ora 17:50, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë bindshëm me 72.17% të votave, që përkthehen në 45,731 vota.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.61% apo 7,990 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 8.11% ose 5,139 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 4.43% të votave, përkatësisht 2,805 vota.
Ndërkohë, sipas rezultateve të përgjithshme të publikuara me 95.20% të vendvotimeve të procesuara (2,720 nga 2,857), Lëvizja Vetëvendosje prin me 52 ulëse dhe 46.49% të votave (364,166 vota), e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22 ulëse dhe 19.71% (154,341 vota).
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 19 ulëse dhe 16.89% (132,260 vota), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7 ulëse dhe 6.80% (53,280 vota).
