Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditura të dhënat më të reja nga Qendra e Numërimit të Rezultateve (QNR) lidhur me votimin me postë.

Sipas rezultateve të përpunuara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po dominon bindshëm me 70.71 për qind të votave, përkatësisht 6 mijë e 892 vota, njofton Dukagjini.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e dyta me 1,014 vota ose 10.40 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet e treta me 856 vota ose 8.87 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zë vendin e katërt me 674 vota, që përbëjnë 6.91 për qind të totalit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 35 nga 92 kuti, apo rreth 30.04 për qind e votave me postë.

Procesi po zhvillohet gradualisht dhe rezultatet mbesin ende preliminare.

Rezultatet e publikuara nga KQZ-ja mund t’i shihni këtu.