Numërohen 38 për qind e votave, këto janë rezultatet e para të zgjedhjeve në Maqedoni

Nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova ka përparuar me një përqindje prej 35,37%, duke mbajtur një avantazh të dukshëm në krahasim me kundërshtarin më të afërt, Stevo Pendarovski, sipas rezultateve jo-zyrtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e dytë.

Sipas KSHZ-së, me 38 për qind të votave të numëruara deri tani, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.

  1. Stevo Pendarovski – 55.209 | 17,34%
  2. Gordana Siljanovska-Davkova – 112.580 | 35,37%
  3. Stevçe Jakimovski – 2.912 | 0,91%
  4. Bujar Osmani – 57.870 | 18,18%
  5. Biljana Vankovska – 13.310 | 4,18%
  6. Arben Taravari – 42.210 | 13,26%
  7. Maksim Dimitrievski – 23.529 | 7,39%

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues.

Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika