Numërohen gjysma e votave me postë, VV-ja e para në 8 komuna
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë nga jashtë Kosovës. Deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, janë numëruar 89 nga gjithsej 187 kuti të votimit, që përbëjnë 47.34% të totalit. Sipas rezultateve paraprake:Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 51.34% të votave të […]
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.
Deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, janë numëruar 89 nga gjithsej 187 kuti të votimit, që përbëjnë 47.34% të totalit.
Sipas rezultateve paraprake:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 51.34% të votave të numëruara deri tani.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ndjek me 29.74%.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka 8.12%.
AAK – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët kanë 4.15%.
Rezultatet në komunat ku numërimi ka përfunduar
Në 11 komuna me shumicë shqiptare dhe ato me shumicë minoritare, numërimi është përmbyllur.
Deri tani: LVV ka fituar në 8 komuna, PDK ka dalë e para në 2 komuna dhe LDK ka fituar në 1 komunë.
Rezultatet sipas komunave
- Deçan: LDK – 42.93%, LVV – 37.88%, AAK – 15.70%, PDK – 2.21%
- Gjakovë: LVV – 46.75%, LDK – 31.76%, AAK – 8.90%, IRDK – 4.22%, PDK – 3.97%
- Drenas: PDK – 39.11%, LDK – 31.94%, LVV – 26.54%, PLE – 1.21%, AAK – 0.74%
- Dragash: LVV – 33.16%, SDU – 25.03%, LDK – 20.36%, NDS – 6.85%, PDK – 6.72%
- Kaçanik: LVV – 63.36%, LDK – 26.43%, PDK – 8.55%, AAK – 0.78%
- Klinë: LDK – 36.44%, LVV – 34.64%, PDK – 12.53%, AAK – 10.86%
- Kamenicë: LVV – 70.20%, LDK – 18.51%, PDK – 7.03%, AAK – 2.57%
- Mitrovicë: LVV – 61.35%, LDK – 24.81%, PDK – 11.80%
- Novobërdë: LVV – 67.62%, LDK – 25.71%, PDK – 6.67%
- Obiliq: LVV – 59.87%, LDK – 33.00%, PDK – 3.15%
- Hani i Elezit: LVV – 58.96%, LDK – 26.12%, PDK – 14.18%
Aktualisht, po numërohen votat për komunat Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog. Procesi i numërimit po vazhdon dhe rezultatet e reja do të publikohen në platformën rezultatet2025.net.















