Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë publikimin e të dhënave në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Deri tani, janë numëruar mbi 40% e votave në nivel vendi, ku janë bërë publike edhe renditjet e kandidatëve më të votuar brenda katër subjekteve kryesore politike.
Në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), kryeson Albin Kurti me 92,743 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 72,769 vota, Albulena Haxhiu me 42,017 vota, Hekuran Murati me 36,918 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 33,964 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), më i votuari është Bedri Hamza me 45,027 vota, pasuar nga Përparim Gruda me 28,511 vota, Arian Tahiri me 24,744 vota, Uran Ismaili me 22,232 vota dhe Sala Jashari me 15,655 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), renditjen e kryeson Vjosa Osmani Sadriu me 29,639 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 26,967 vota, Doarsa Kica-Xhelili me 21,042 vota, Hykmete Bajrami me 16,597 vota dhe Avdullah Hoti me 15,194 vota.
Ndërsa në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), më së shumti vota ka marrë Ardian Gjini me 15,252 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 13,810 vota, Daut Haradinaj me 10,558 vota, Besnik Tahiri me 9,177 vota dhe Bekë Berisha me 7,358 vota.
