(Lajmi është në përditësim) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve preliminare nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ku është kaluar më shumë se gjysma e vendvotimeve në nivel vendi.
Sipas të dhënave të publikuara në orën 20:34, janë procesuar 1,539 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbëjnë 61.61 për qind të tyre.
Deri në këtë fazë janë numëruar gjithsej 411,190 vota.
Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 42.79 për qind të votave, ose 168,675 vota.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.97 për qind, përkatësisht 86,590 vota.
Në vendin e tretë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.98 për qind të votave, ose 70,890 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.82 për qind, që përkthehet në 30,822 vota, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.67 për qind, ose 18,419 vota.
―――――――――――――――――――――――――――――――――――――
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin tjetër të rezultateve preliminare nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ku është rritur më tej numri i vendvotimeve të procesuara në nivel vendi.
Sipas të dhënave të publikuara në orën 20:14, janë procesuar 829 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbëjnë 33.19 për qind të tyre.
Deri në këtë fazë janë numëruar gjithsej 195,717 vota.
Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 40.83 për qind të votave, ose 76,451 vota.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.02 për qind, përkatësisht 41,232 vota.
Në vendin e tretë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.42 për qind të votave, ose 34,488 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 8.88 për qind, që përkthehet në 16,626 vota, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.64 për qind, ose 8,698 vota.
―――――――――――――――――――――――――――――――――――――
(20:10) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin e radhës të rezultateve preliminare nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ku është rritur ndjeshëm numri i vendvotimeve të procesuara.
Sipas të dhënave të publikuara në orën 20:09, janë procesuar 666 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbëjnë 26.66 për qind të tyre. Deri në këtë fazë janë numëruar gjithsej 150,527 vota.
Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 40.58 për qind të votave, ose 58,459 vota.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.19 për qind, përkatësisht 31,968 vota.
Në vendin e tretë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.53 për qind të votave, ose 26,691 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 9.24 për qind, që përkthehet në 13,306 vota, ndërsa Lista Serbe ka siguruar 4.14 për qind, ose 5,957 vota.
―――――――――――――――――――――――――――――――――――――
(20:03) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare nga zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ku tashmë janë procesuar gati një e pesta e vendvotimeve në nivel vendi.
Sipas të dhënave të publikuara në orën 20:04, janë përpunuar 489 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbëjnë 19.58 për qind të tyre. Deri në këtë fazë janë numëruar gjithsej 104,057 vota.
Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 39.31 për qind të votave, ose 39,104 vota.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.48 për qind, përkatësisht 22,359 vota.
Në vendin e tretë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.00 për qind të votave, ose 17,904 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 9.81 për qind, që përkthehet në 9,763 vota, ndërsa Lista Serbe renditet me 4.40 për qind, ose 4,373 vota.
Ndërkohë, të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhje tregojnë se nga 1,959,962 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 722,752 qytetarë, që i bie 36.88 për qind e trupit elektoral.
Sipas KQZ-së, janë procesuar 2,497 nga 2,498 vendvotime për llogaritjen e pjesëmarrjes, ose 99.96 për qind e tyre.
Krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, kur pjesëmarrja kishte qenë 44.99 për qind, zgjedhjet e 7 qershorit kanë shënuar një rënie të ndjeshme të daljes së qytetarëve në votime.
―――――――――――――――――――――――――――――――――――――
(19:47) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para preliminare pas nisjes së numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:39, janë përpunuar 72 nga gjithsej 2,498 vendvotime, ose 2.88 për qind e tyre. Deri më tani janë numëruar 9,680 vota.
Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje po prin me 34.18 për qind të votave, që përkthehet në 3,071 vota.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 19.95 për qind, ose 1,793 vota.
Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 14.76 për qind të votave, përkatësisht 1,326 vota.
Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 6.59 për qind, që përkthehet në 592 vota.