Numërohen mbi 71 për qind e votave me kusht
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me kusht për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Që nga e hëna mbrëma, janë numëruar 41 nga gjithsej 57 kuti të votimit, që përbën 71.93 për qind të totalit. Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47.88% të votave, respektivisht 3,002 vota. Partia Demokratike e Kosovës […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me kusht për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Që nga e hëna mbrëma, janë numëruar 41 nga gjithsej 57 kuti të votimit, që përbën 71.93 për qind të totalit.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 47.88% të votave, respektivisht 3,002 vota.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.97%, ose 1,315 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 10.70%, apo 671 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka grumbulluar 6.36%, përkatësisht 399 vota.
















