Procesi i numërimit të votave me postë po shkon drejt përfundimit, ndërsa rezultatet e përditësuara tregojnë një epërsi të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas të dhënave të publikuara më 17 qershor në orën 13:06, janë procesuar 222 nga gjithsej 223 vendvotime me postë, ose 99.55 për qind e tyre.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 59,754 vota, që përbëjnë 73.01 për qind të votave të numëruara deri më tani.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 9,796 vota ose 11.97 për qind. Pas saj vjen partisë demokratike me 6,741 vota, që përfaqësojnë 8.24 për qind të votave.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 3,396 vota, ose 4.15 për qind.