Numri i pacientëve që kanë probleme me zemër po rritet, shkak Covid-19

Është viti i katërt prej se filloi pandemia covid-19, por pasojat po vazhdojnë ende pasi ata të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus, tash po kan probleme me zemër, e numri i pacientëve që kanë problem me zemër po rritet

Jemi në vitin e katërt që prej se pandemia Covid-19 ka filluar. Ndonëse tash ka mbaruar, por pasojat jo. Numri i pacientëve që kanë probleme me zemër po rritet, e kjo për arsye se shumica prej tyre kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Të dhënat mjeksore tregojnë se ata të cilët janë infektuar me koronavirus rrezikojnë të preken nga probleme si rrahjet jonormale dhe të shpejta të zemrës, mpiksja e gjakut, dhimbje gjoksi, madje dhe infarkt, duke krahasuar me ata të cilët nuk janë infektuar me Covid-19.

Mike Camilleri, me karrierë 20-vjeçare si zjarrfikës, nuk kishte pasur probleme të mbajë paisje të rënda gjatë operacioneve që ka zhvilluar si zjarrfikës. Tashmë ai është në luftë me simtomat e Covid-it që ende po i vazhdojnë.

“Më ka kufizuar pothuajse çdo gjë që bëj në jetë, fizikisht dhe mendërisht. Vuaj nga ankthi, depresioni, dhimbje gjoksi, gulçimi dhe lodhja. Nuk kam dëshirë të bëj asgjë. Ka ditë që nuk dua as të ngrihem nga shtrati”, shpjegon Camilleri.

Camilleri u infektua për herë të parë në fillim të pandemisë (2020), pastaj pas disa muajsh prapë. Infektimi me koronavirus i kushtoi me humbjen e vendit të punës, tashmë 20- vjeçare për të.

“Kjo është e vetmja gjë që di të bëj. Më mungojnë miqtë e mi, të qëndroj në një qendër zjarrësikësish, me shoqërinë. Më mungon një orar pune dhe jeta normale”, ka thënë ai.

Ekspertët tregojnë se numri i pacientëve me probleme në zemër po rritet, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Dr. Susan Chenk, kardiologe në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos, tregon se problemet me zemër janë shumë më të mëdha sesa në organet e tjera.

“Ne po shohim pasoja në zemër dhe në sistemin kardiak, që për fat të keq janë shumë më të mëdha sesa pasojat në sistemet e tjera të organeve”, ka thënë Chenk.

Njerëzit që fituan luftën kundër Covid-19 ishin më të rrezikuar, në të njëjtën kohë edhe më të kërcënuar nga shfaqja e problemeve me zemër, derisa të kalonte një kohë prej një viti, krahasuar me ata të cilët nuk janë infektuar.

Dr.Ziyad Al-Alynga Universiteti i Uashingtonit, ka analizuar të dhënat mjekësore te baza e të dhënave në Administratën e Veteranëve. Gjetjet e tij thonë se 4 nga 100 pacientë kishin nevojë për trajtim, me së paku një problem në zemër, në vitin e parë të infektimit.

Numri i madh i të infektuarve me koronavirus nënkupton se shumë njerëz do të kenë probleme me zemër, kështu tregojnë ekspertët./VOA

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika