Numri i të vdekurve në Turqi shkon në 284
Numri i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 284, me 2323 të plagosur, tha zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay. Të hënën e 6 shkurtit, një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 300 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë. […]
Numri i të vdekurve në Turqi ka shkuar në 284, me 2323 të plagosur, tha zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay.
Të hënën e 6 shkurtit, një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 300 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.
Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë se 76 vdekje deri më tani dhe 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin.
Stephen Hick, një sizmolog në University College London ka thënë se tërmeti që ka goditur Turqinë të hënën mund të jetë tërmeti më i madh i regjistruar në Turqi – aq i fortë sa ai që ndodhi 84 vjet më parë.
Hicks ka thënë se tërmeti i mëparshëm me magnitudë 7.8 ballë, goditi veri-lindjen e Turqisë në dhjetor 1939 dhe vrau 30 mijë njerëz.
Raed Ahmed, kreu i Qendrës Kombëtare të Tërmeteve të Sirisë ka thënë po ashtu se ky është “tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë në historinë e qendrës”.















