Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë
Numri i viktimave të përmbytjeve në Teksas është rritur në 27, përfshirë nëntë fëmijë, thanë autoritetet lokale. Shtohet se kërkimet vazhdojnë, raporton AP. Autoritetet më parë thanë se të paktën 24 persona humbën jetën, përfshirë më shumë se 20 vajza që po qëndronin në një kamp veror. Midis viktimave ishte Jane Ragsdale, drejtoreshë dhe bashkëpronare […]
Numri i viktimave të përmbytjeve në Teksas është rritur në 27, përfshirë nëntë fëmijë, thanë autoritetet lokale. Shtohet se kërkimet vazhdojnë, raporton AP.
Autoritetet më parë thanë se të paktën 24 persona humbën jetën, përfshirë më shumë se 20 vajza që po qëndronin në një kamp veror.
Midis viktimave ishte Jane Ragsdale, drejtoreshë dhe bashkëpronare e Kampit të Vajzave Hart O’d Hills në Hunt.
Në Qarkun Kerr të Teksasit, më shumë se 230 persona janë shpëtuar ose evakuuar deri më tani, thanë autoritetet.
Shumë prej tyre u shpëtuan me helikopter, pasi disa pjesë të rajonit përjetuan reshje shiu që bien një herë në 100 vjet.
Ndërkohë, kërkimet vazhduan për më shumë se 20 vajza që ende rezultojnë të zhdukura nga Kampi Mystic, një kamp veror privat i krishterë i vendosur përgjatë një lumi që u rrit më shumë se gjashtë metra në më pak se dy orë.















