Numri i votave të partive pas përfundimit të numërimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të mërkurën në mbrëmje ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt. Tani ka nisur afati për ankesa, pas të cilit do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare. Sipas shifrave të mbledhura nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar zgjedhjet me […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të mërkurën në mbrëmje ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt. Tani ka nisur afati për ankesa, pas të cilit do të bëhet certifikimi i rezultateve përfundimtare.
Sipas shifrave të mbledhura nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar zgjedhjet me 396.022 vota, ose 42.27 për qind të totalit, duke siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kjo do ta bëjë të vështirë formimin e Qeverisë pa një koalicion.
Ndërkaq, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, është bërë njeriu më i votuar ndonjëherë në Kosovë me mbi 337 mijë vota.
Rezultatet sipas partive dhe shpërndarja e mandateve:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 396.022 vota (42.27%) – 48 mandate
Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 196.353 vota (20.96%) – 24 mandate
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 171.249 vota (18.28%) – 20 mandate
Koalicioni AAK-Nisma: 66.226 vota (7.07%) – 8 mandate
Një ndryshim në këtë përbërje të re parlamentare është fakti se për herë të parë, Lista Serbe nuk do t’i ketë 10 ulëset e garantuara.
Kjo parti ka fituar nëntë mandate, ndërsa një ulëse nga komuniteti serb i ka takuar partisë së Nenad Rashiqit, ish-ministër në Qeverinë Kurti II.
Deputetët e zgjedhur sipas partive:
LVV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Svecla, Donika Gërvalla Schwarz, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti Selimi, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Hajrullah Ceku, Armend Muja, Jeta Statovci, Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj, Artane Rizvanolli, Nezir Kraki, Adelina Grainca, Arbreshë Kryeziu, Arbër Rexhaj, Dimal Basha, Valon Hoti, Arbërie Nagavci, Liza Gashi, Valon Ramadani, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi Murtezi, Halil Thaci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli Dalipi, Artan Abrashi, Salih Zyba, Drita Pajaziti, Adriana Matoshi, Fitim Haziri, Driton Hyseni, Bylbyl Sokoli, Bajram Mavriqi, Arjeta Fejza, Ilir Kërçeli, Fatmire Kollçaku, Arijeta Rexhepi, Rozeta Hajdari.
PDK: Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Enver Hoxhaj, Përparim Gruda, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Jakup Nura, Rrahman Rama, Artan Behrami, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Ferat Shala, Blerta Deliu Kodra, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci, Abelard Tahiri, Ariana Musliu Shoshi, Eliza Hoxha, Arbnore Salihu, Kosovare Murseli.
LDK: Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Anton Quni, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku Sadriu, Gazmend Muhaxheri, Armend Zemaj, Hysen Cekaj, Imri Ahmeti, Fadil Hadërgjonaj, Besian Mustafa, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Serbeze Muçaj, Arjeta Abazi.
AAK-Nisma: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Lahi Brahimaj, Arbreshë Krasniqi, Xhevahire Izmaku.
Pasi të përfundojë procesi i ankesave, pritet certifikimi i rezultateve përfundimtare, pas së cilës do të nisë zyrtarisht formimi i institucioneve të reja të Kosovës.















