Nura: Është ‘pikëpyetje e madhe’ nëse do të ketë drejtësi dhe gjykim të drejtë në Hagë

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, për gjykimin e sotëm në Hagë ka thënë se është 'pikëpyetje e madhe" nëse do të ketë drejtësi dhe gjykim të drejtë

Fadil Nura, kryetari i Skenderajt dhe gazetarja, Dorentina Thaqi

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, e ka vlerësuar si të padrejtë dhe të panevojshme gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërsa, për gjykimin e sotëm në Hagë, Nura ka thënë se e presin epilogun e ngjarjes që do të vijojë.

Sipas tij, deri tashmë është “pikëpyetje e madhe” nëse do të ketë drejtësi dhe gjykim të drejtë.

“Prandaj ishte dhe marshi i djeshëm që u bashkuam me qindra mijëra qytetarë, sepse po vërehet se brenda kësaj gjykate nuk ka elemente të drejtësisë, fatkeqësisht, dhe i gjithë angazhimi ynë është që të ketë drejtësi”, ka thënë kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, në edicionin special të RTV Dukagjinit.

Kryetari i Skenderajt ka shtuar tutje se që nga fillimi i gjykimit, duke përfshirë mbajtjen në paraburgim dhe shkeljen e të drejtave të të akuzuarve është jashtë normave dhe parimeve ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika