Nura: Mbi 10 milionë euro dëm nga vërshimet në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se dëmi nga vërshimet në këtë komunë vlerësohet të jetë rreth 10 milionë euro

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura deklaroi se dëmi nga përmbytjet në këtë komunë, është vlerësuar në 10 milionë euro.

Nura ka thënë se përmbytjet kanë dëmtuar jashtëzakonisht infrastrukturën publike, teksa shtoi se 11 ura janë shkatërruar totalisht.

Ndër të tjera, Nura bëri të ditur se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryemininistri Edi Rama i kanë deklaruar se janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë.

“Kryesisht, janë 10 fshatra që janë goditur, përfshirë qyteti i Skenderajt. Është dëmtuar jashtëzakonisht infrastruktura publike. Bëhet fjalë për 11 ura të shkatërruara totalisht, jashtë përdorimit. Rrugë, ekonomi familjare, biznese, ekonomi bujqësore, ku vlerësimi është 10 milionë euro dëme në total”, ka thënë Nura në një intervistë për Euronews Albania.

Në anën tjetër, Nura ka falënderuar personat që shprehen gatishmëri të ndihmojnë qytetarët e Skenderajt.

“Në këto momente të vështira pas dëmeve të shkaktuara si pasojë e vërshimeve, na u gjenden shumë njerëz të mirë e shumë dashamirë si miqtë e mi, nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili, Rafet Rama, deputetët e Parlamentit të Kosovës Eliza Hoxha, Ariana Musliu – Shoshi, Ganimete Musliu dhe Ardian Kastrati, që shprehu gatishmëri të ndajë konakun e tij me familjet e prekura nga përmbytjet”, shkroi ai në Facebook.

Po ashtu ai ka shpërndarë disa fotografi të fshatit Tushilë të komunës së Skenderajt për të cilin thotë se është një plagë e hapur e këtyre ditëve tmerri.

“Tushila – plagë e hapur e këtyre ditëve tmerri për ato familje që nën drithërima u gjenden përballë forcës shkatërruese të përmbytjes vrasëse të jetës së bagëtisë, rrënimit të shtëpive, infrastrukturës dhe dëmeve të konsiderueshme ekonomike e bujqësore, por jo edhe të shpirtit të banorëve, me të cilët bashkë do të ngrihemi për të rindërtuar dhe rinisur gjithçka nga fillimi”, shtoi ai.

Ndërkaq, Nura po ashtu ka thënë se në listën e gjatë të kompanive dhe ekipeve të shërbimeve publike dhe jopublike, që po na ndihmojnë të ringritemi dalëngadalë, mirënjohje dhe falënderime për ndërmarrjet “Uniteti”, “Pastrimi”, “Eko Natyra”, “EkoRegjioni” Prizren, KRM “Pastërtia” Ferizaj, NPL “Higjiena” Deçan, NPL “Perparimi” Vushtrri, NPL “Kastrioti” Obiliq, KRU “Gjakova” KRM “Ambienti” Pejë me njësitë e saj Istog dhe Klinë, me mbi 100 punëtorë të palodhshëm, duke dhënë kontribut në pastrimin e hapësirës së gjerë publike dhe kthimit të jetës normale.

Ndërkohë ai ka thënë se shkollat po bëhen gati për t’i pritur nxënësit, falë angazhimit të personelit arsimor dhe teknik, të cilët po i pastrojnë hapësirat e objekteve dhe po rikthejnë gjerat në vendin e vetë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika