Nura për vërshimet: Duhet të dyfishohet shtrati i lumit Klina, kjo nuk ka ndodhur në 100 vitet e fundit

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet sillet mbi 10 milionë euro, dhe se “kapacitetet e pushteteve lokale në nivel të tillë të vërshimeve janë të pafuqishme në kuptimin e masës buxhetore që kanë"

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se gjendja është jashtëzakonisht e rëndë pas vërshimeve që ka ndodhur në këtë zonë.

Nura në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka treguar se kanë angazhuar shumë kompani publike e private për pastrimin e qytetit.

“Fatmirësisht kemi arritur t’i zhbllokojmë edhe rrëshqitjet e dheut nëpër rrugët që kanë qenë të bllokuara, dhe disa ura t’i sanojmë përkohësht sepse bëhet fjalë për 9 ura të rrënuara plotësisht”, ka theksuar tutje Nura.

Kryetari Nura ka shtuar se mësimi në shkolla ka filluar në zonat që nuk ishin të përfshira në vërshime, duke theksuar se vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet sillet mbi 10 milionë euro.

“Kapacitetet e pushteteve lokale në nivel të tillë të vërshimeve janë të pafuqishme në kuptimin e masës buxhetore që kanë. Në rastin konkret, në takim me kryeministrin Kurti ai u zotua që do të ndihmoj”, ka thënë ai.

Nura ka theksuar se vërshimet të tilla nuk kanë ndodhur në 100 vitet e fundit dhe nuk mbahen mend as nga gjeneratat më të vjetra.

Kryetari i Skenderajt ka potencuar se do të orientohen në zgjerimin e shtratit të lumit Klina, tutje ai tha se është nevojë që ky lum të dyfishohet në mënyrë që të përballojë volumin e reshjeve të shiut.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika