Nushi: Draftet, dëshmi e bisedimeve sekrete të Kurtit në dialog

Anëtari i Partisë Social Demokrate, Nol Nushi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës është duke bërë negociata sekrete, dhe sipas tij, shkëmbimi i territoreve është zgjidhja e vetme me Serbinë

Nol Nushi, nga PSD-ja





Anëtari i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës është duke bërë negociata sekrete në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas tij, dëshmi e kësaj janë draftet që po dalin, duke thënë se janë zyrtare pasi janë nga institute që i zëvendësojnë partitë më të mëdha gjermane, dhe ka përmendur institutin gjerman “Friedrich-Ebert-Stiftung”, i cili është në lidhje me Partinë Social Demokrate të Gjermanisë.

“Kurti është futur në rrugën e njëjtë të qeverive të kaluar, ndonëse ai kishte premtuar se nuk është vazhdim, por tash po del në sipërfaqe krejt ajo që përgjatë pothuajse një viti është diskutuar në mënyrë sekrete”, ka deklaruar Nushi.

“Tashmë është fakt që ka pasur bisedime sekrete, këto draftet që po dalin të cilat janë zyrtarë pasi janë të shkruara nga institute që i zëvendësojnë partitë më të mëdha gjermane”, ka thënë tutje ai.

Ai gjatë intervistës në emisionin “FIVE”, ka thënë se këto institute gjithmonë e kanë kryer punën e politikes, sepse sipas tij nuk del Qeveria gjermane e vetme ta propozojë një institut.

“Draftet ekzistojnë, dhe këtu kemi draftin të përditshëm të këtyre dokumenteve, dhe kjo nuk bëhet ata vet me veti, por në takim me Kurtin dhe Bislmin dhe akterët tjerë të negociatave, këto absolutisht janë negociata sekrete”, është shprehur Nushi.

Ndërsa, ai ka shtuar se janë mohuar negociatat por sipas tij po del se janë gënjeshtër, “sepse nuk është e mundur që dikush me ta sjellë një draft, të cilin ti nuk e ke parë kurrë, fillimisht me e mohu që ekziston, pastaj presidentja e vendit, e quajti “Fake news”, dhe mbas një ore del dikush dhe thotë që nuk është i rrejshëm por është i vërtetë vetëm se është i vjetër.

“Shkëmbimi i territoreve, zgjidhja e vetme me Serbinë “

Gjithashtu, ai ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve është zgjidhja e vetme e një dialogu të suksesshëm me Serbinë.

“Nuk na duhet asociacioni i komunave me shumicë serbe sidomos ai i cili ka me shkaktuar ndarjen tonë të ardhshme të brendshme, nuk ka paqe përderisa ka ndarje etnike brenda vendit”, është shprehur ai.

Derisa, ka fajësuar Kurtin duke thënë se shkak i tij është mbytur ideja, e cila sipas tij, ka qenë 100 herë më e mirë se asociacioni, është ajo e shkëmbimit të territoreve.

“Nuk shohë ide më të mirë”, ka deklaruar ai.

“Nëse pajtohen të dyja shtete asnjë krizë tjetër nuk bëhet, edhe amerikanët edhe Escobari ka thënë se për çdo marrëveshje ndërmjet dy shteteve jemi dakord”, ka thënë tutje ai.

Ndërkaq, sipas tij, nuk ka thënë askush që shkëmbimi i territoreve nuk bënë, “ka thënë Kurti, duke e quajtur ndarje e Kosovës, a sot e ka Kosovën e ndarë”.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika