Nushi: Duhet të ketë zgjedhje, por të mos hyjmë në vallen e Kurtit

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka uruar që vendi të shkojë në zgjedhje, të cilat duhet të jenë kundër themelimit të asaj që ai e quan “Super Zajednica”

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka uruar që vendi të shkojë në zgjedhje, teksa thërret që qytetarët të mos hyjnë në “vallen” e kryeministrit Albin Kurti.

Nushi thotë se zgjedhjet duhet të jenë kundër themelimit të asaj që ai e quan “Super Zajednica”.

“Uroj që të ketë zgjedhje, por uroj të mos hyjmë në vallen që ta përgatitë Kurti, duhet të jenë zgjedhje kundër Zajednicës. Po e quaj super Zajednicë, sepse nëse krahasohet me të gjitha marrëveshjet e kaluara, kjo është më e tmerrshmja… Kurti nuk i ikë kësaj pune me zgjedhje, dëshiron ta shtyjë… ideja e Qeverisë është qysh ta shpallë Asociacionin si diçka të pranueshme”, tha Nushi.

I ftuar në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Nushi ka theksuar se të gjitha marrëveshjet që tash po implementohen, janë marrëveshje të qeverive të kaluara.

“Të gjitha këto janë marrëveshje të qeverive të kaluara. Pas Haradinajt nuk ka pasur dialog. Nuk e di se në cfarë niveli ka arritur kjo qeveri, ne kemi menduar se nuk ka ku shkon më keq qeverisja e Kosovës, por kjo qeveri po na e vërteton se mundet të bëhet edhe më keq, të paktën Asociacionin do ta bëjnë më keq, sepse këto të tjerat identike. Serbia po i zbaton pjesët e veta, çka ka mbetur tash, presioni ndërkombëtar drejtohet kah Kosova që ta bëjë super Zajednicën, që Kurti ka thënë se do ta bëjë, e ka dhënë fjalën, nëse s’e mban fjalën, atëherë ndëshkimin ai e kam frikë se edhe populli i Kosovës e nëse e mban ndëshkimin, do ta hajë populli i Kosovës sigurt. Nuk mund të gëzohemi për këto suksese naive ku na lejohen targat në Serbi… këto janë karamele që po ia sjell popullit që ta lejojë më pas Asociacionin”, u shpreh ai.

Ai thotë se pas njohjes së targave, krejt sytë tashmë janë drejtuar nga kryeministri Kurti, për shkak të nënshkrimit të themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Çfarë fitore është njohja e targave nga Serbia? Të shohim se cila do të jetë përgjigja e kësaj qeveria kur t’ia sjellin Zajednicën që ta nënshkruajnë. Kurti e din se çfarë po e pret. Krejt sytë janë kah Kurti, krejt sytë janë nga krijimi i Zajednicës që ky e ka pranu, e një dokumenti të tmerrshëm që nuk ia kemi pasur borxh… si mjeshtër i menaxhimit të opinionit publik dhe mjeshtër i propagandës po tenton që të na shesë këto fitoret e vogla, si vizat. Me këto fitore simbolike, me simbolika i masin sukseset vetëm ata që po i gërryen përmbajtja nga brenda. Raporti i Kosovës me Serbinë po shkon gabimisht në dëm të Kosovës, sepse për këto fitore simbolike të vogla ne po japim përmbajtjen e këtij shteti. Drafti është i tmerrshëm”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika