Nushi: LVV dëshiron ta fusë sistemin e drejtësisë në kontroll

Nushi e ka quajtur Jetmira Vrenezin si "viktimë" të një dogme të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, shkelje të tilla si në rastin e rrënimit të aneksit të "Abi Çarshisë", do të ndodhin shpesh

Sekretari organizativ i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dëshiron ta fusë sistemin e drejtësisë në kontroll.

I ftuar në “Debat Plus”, Nushi ka thënë se për aq kohë sa ka një luftë ndaj një padrejtësie në Kosovë, është Lëvizja Vetëvendosje ajo që thotë se Kosovës “po i vjen era shtet”. Por, LVV është e njëjta e cila thotë se Kosova është “shtet i kapur” kurdoherë që sistemi i drejtësisë dënon dikë që është pjesë e Vetëvendosjes.

Tendenca e pretenduar e Lëvizjes Vetëvendosje mbi sistemin e Drejtësisë është një ndër pikat më të përfolura të debatit të sotëm.

“Kur kemi mendësi selektive, pushteti duhet të vihet në kontroll”, ka thënë Nushi për RTV Dukagjinin, gjersa ka shtuar se “LVV dëshiron ta fusë sistemin e drejtësisë në kontroll”.

Nga ana tjetër, Ylli Hoxha ka kundërshtuar dukshëm tendencën e pretenduar të Nushit, mbi Lëvizjen Vetëvendosje.

Hoxha thotë se “LVV ka zero influencë në sistemin e drejtësisë” dhe se nuk beson që Gjykata e Prizrenit të ketë bërë shkelje në parime ndaj çështjes së deputetes.

Ai ka theksuar se do duhej të dënoheshin inspektorët që kishin lejuar vazhdimin e ndërtimeve.

Ndërkohë, analisti tjetër, Dardan Gashi, duket se pajtohet me mendimin e Nushit.

“S’kam parë ministre më agresive në 20 vitet e fundit”, ka thënë ai gjersa ka përmendur reagimet e shpeshta të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Sipas Gashit, “eksizton një tendencë e VV-së e cila përcakton se çka është e drejtë e çka jo”.

Ky i fundit thotë që opozita do të duhej të kërkonte shkarkimin e Haxhiut.

Një reagim shtesë mbi pretendimet e pushtetit të LVV, vie edhe nga Selim Selimi.

“Pushteti nuk e pret fjalën e Drejtësisë, ai e sheh veten mbi të”, ka thënë ai.

Më herët të martën, Avokati i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Urim Vokshi ka thënë se pret që Gjykata e Apelit t’a lirojë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmira Vrenezi, pas dënimit të saj mbi rastin e rrëzimit të aneksit të “Abi Çarshisë”.

Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë dhe njëherësh, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, është dënuar me 3 vite burg dhe 2 mijë euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “Abi Çarshisë” me 19 dhe 21 korrik të vitit 2019.

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika