Nushi: Nuk e kemi një qeveri që krenohet me luftën e UÇK-së

Sipas Nol Nushit, veteranëve nuk ju intereson se kush është kryeministër ata më të vërtetë po protestonin nga halli, dhe se ata nuk e meritojnë të privohen nga ajo që e meritojnë, vetëm pse në mesin e tyre mund të ketë veteranë të rremë

Anëtari i Partisë Social Demokrate (PSD), Nol Nushi, ka thënë se nuk e kemi një qeveri e cila krenohet me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas tij kjo dëshmohet çdo ditë përmes deklaratave që bëhen.

“Nuk e kemi një qeveri që krenohet më luftën e UÇK-së, këtë e kemi në deklarata të përditshme”.

Sipas tij, ka pjesëtarë të Qeverise Kurti 2, që deponojnë dosje kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Nushi tutje ka folur në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini edhe për kushtet e veteranëve, ku ka thënë se ishin një numër i madh i protestueseve që sipas tij i kanë punët shumë keq financiarisht.

Ai ka thënë se atyre (veteranëve) nuk iu intereson se kush është kryeministër, por interesi tyre sipas tij, është mungesa e të hyrave minimale për jetesë të dinjitetshme.

Anëtari i PSD-së më tej është shprehur se lidhja logjike e pensionit të veteranëve me pagën minimale ka ofruar kushte minimale për jetesë.

Sipas tij, pas rritjes se çmimeve edhe kjo është cenuar dhe se është normale rritja e pagës minimale. Ai ka thënë se veteranëve nuk ju mjaftojnë 170 euro për të pasur një jetës normale.

“Shembull nëse janë 20 mijë veteranë të rrejshëm atyre ju lejohet që më vjedh nga 170  euro por jo edhe 80 euro më shumë“, ndërkohë ai ka ofruar dhe zgjidhje për të gjithë duke thënë se është e nevojshme që t’iu rritet pensioni por, duhet nisur hetimi edhe procedura ligjore se “kush nxinet që ka rrejt, jep përgjegjësi edhe i kthen paratë. E thjeshtë është kjo punë”, ka thënë Nushi.

Ai ka shtuar se në çdo sferë ka mashtrime siç është edhe ajo e asistencës sociale deri tek ajo pensioneve të pleqërisë.

“Edhe në lista e asistencës sociale ka persona fals. A t’i anulojmë? Edhe tek pensionet janë dhënë 500 mijë euro me gabim. A duhet të anulohen pensionet?” ka pyetur ai.

Sipas Nushit, paratë duhet të paguhen, kush ka mashtruar duhet të dënohet përmes ligjit por jo të privohen veteranët e vërtetë nga ajo që e meritojnë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika