Nushi: Plani franko-gjerman është mbështjellës i Asociacionit

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se Kosova është në diskutime shumë serioze rreth fatit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe nuk ka asnjë informatë nga ky proces, duke shtuar se opinioni publik ka mbetur në “terr informativ”, nga ana e Qeverisë

Nol Nushi i ftuar në emisionin FIVE të RTV Dukagjinit





Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka deklaruar se plani franko-gjerman është mbështjellës i Asociacionit, dhe të gjitha veprimet e Qeverisë janë të kamuflojnë problemin kryesor të këtij plani, i cili sipas tij, është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Jemi në diskutime shumë serioze rreth fatit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe ne nuk dimë asgjë, i kemi disa ditë që po negociohet për planin franko-gjerman, askush nuk ka parë asgjë prej tij, edhe pse nuk dimë asnjë shkronjë prej tij”, ka thënë Nushi.

Nushi ka konstatuar se nëse plani franko-gjerman do të ishte i mirë për qytetarët, Qeveria do ta tregonte “me tupan”, por sipas tij, ky plan nuk është diçka e mirë.

“Nëse ne nuk e dimë për çka po negocion edhe çka po nënshkruan, a po dëshirojnë të na bëjnë befasi, a është diçka e bukur që po pret një moment për t’ua bërë befasi qytetarëve Nëse do të ishte plan i mirë na kishte treguar me tupan, kishin dalë në shesh duke thënë çfarë kryeministri keni”, është shprehur Nushi, në intervistë për RTV Dukagjinin, në emisionin “FIVE”.

Sipas tij, plani po shfaqet si diçka e mirë për Kosovën, por nga presidentja u shfaq si “fake news”, disa ditë më pas kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që “është plan që shërben si bazë e mirë për negociata mes Kosovës dhe Serbisë”.

Nushi ka thënë se arsyeja pse nga PSD-ja janë lyer dritaret e Qeverisë me ngjyrë të zezë, është pasi, sipas tij, jemi në një “terr informativ”.

Ai ka shtuar se nga Qeveria nuk kanë asnjë ide se kah po shkon procesi i dialogut, dhe ka përkujtuar sesi Kurti kishte kritikuar qeveritë e kaluara për mungesën e transparencës, dhe kishte premtuar transparencë e që këtë gjë, sipas tij, ai nuk është duke e bërë.

“Problemi këtu është se vetë Kurti ka bërë kritikë karshi mungesës së transparencës të qeverive të kaluara dhe ai vetë ka premtuar transparencë radikale karshi procesit të dialogut, duke thënë që ai nuk është proces i dy manakëve nëse ju kujtohet kur fliste për Thaçin. Mirëpo është proces që i prek të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ne këtu pajtohemi”, ka deklaruar Nushi.

Ndërkaq, ai ka thënë se çka është “frikësuese” dhe e “gërditshme” për të, se “qysh deputetët e VV-së  që kanë vota të qytetarëve janë organi më i lartë vendimmarrës në Kosovë, dalin dhe thonë nuk e kemi parë planin, por e mbështesim”.

“Kjo është deklaratë që nuk e di kush mundet ta thotë kështu, çfarë besimi mundet ta ketë, por nuk mundemi të funksionojmë kështu me besim, kemi organe, kemi Kuvend që duhet të komunikojë edhe me qytetarët, dhe jo me besim sepse duhet të kthehet në mesjetë ta hapë kanunin edhe të funksionojë me kanun, ne kemi ligje dhe të gjitha nivelet e qeverisjes dhe është dashur të respektohen edhe të ndejken qysh është më së miri”, ka thënë Nushi.

Ndryshe, avokati, Yll Zekaj, ka thënë se ndonëse nuk duhet të bëhen publike detajet e planit franko-gjerman, ajo çka ai po sheh përveç mostransperencës nga ana e Qeverisë së Kosovës, të njëjtën po shef edhe nga opozita.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Zekaj ka thënë se opinion publik duhet të dijë të paktën diçka rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit franko-gjerman.

Gjersa e ka quajtur opozitën jotransparente për takimet e saj me Lajçak, Borrell dhe shtetet e QUINT-it, Zekaj ka thënë se ajo duhet të shtojë aktivitetin e saj.

Krahas kësaj, ai ka thënë se çështja e dialogut Kosovë-Serbi nuk i takon vetëm Qeverisë së Kosovës, por të gjithë spektrit politik.





Shija e redaktorit

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 446 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Rama e quan “hap historik” votimin Pro anëtarësimit të Kosovës...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka konsideruar si hap historik votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(KiE) që i hap rrugë anëtarësimit...

Të fundit nga rubrika