Nushi: Qeveria ka mungesë të transparencës për dialogun në mënyrë radikale sa që as deputetët e LVV-së nuk dinë gjë

Nol Nushi nga PSD


Nol Nushi, nga Partia Socialsemokrate (PSD), ka folur për mos transparencën e Qeverisë së Kosovës, ku ka thënë se ekzekutivi i udhëhequr nga Kryeministri, Albin Kurti i ka lënë të pa informuar edhe deputetët e pushtetit lidhur me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Qeveria ka mungesë të transparencës për dialogun në mënyrë radikale sa që as deputetët e LVV-së nuk dinë gjë”, ka thënë ai.

Sipas Nushit, pas dështimit të dialogut në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqit, të hënën e 21 nëntorit në Brukselai ka parë fushata të deputetëve të pushtetit duke shkruar Republika e Kosovës në rrjetet sociale.

“Kur u refuzua marrëveshja për targat, deputetët edhe ministrat filluan të postonin në Facebook, hashtag Republika e Kosovës, por pas dy ditësh ishte pranuar ajo që është refuzuar të hënën me disa shtesa që ishin të dëmshme për ne, që ishte zotimi për t’i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara deri më tani në Bruksel. Dhe më, ato statuset në Facebook më nuk i pamë”, ka deklaruar Nushi.

Më tej, ai ka thënë se Qeveria e Kurti II ka pushtet absolut por është e mbyllur totalisht sa i përket transparencës për dialogun.

“Edhe deputetët e pushtet, as njerëzit më të afërt të Kurti, nuk e dijen se çfarë po ndodhë në procesin e dialogut”, ka shatuar ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se deputetët e Lëvizjës Vetëvendosje, nuk janë të informuar për planin franko-gjerman, ndërsa falsin vetëm me deklaratat e ish-kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nushi dhe Sadiku përplasen për transparencën e Qeverisë Kurti

Analist Arbnor Sadiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Bruksel janë dakorduar për të mos u pajtuar.

“Me Kurtin nuk pajtohem sepse ai nuk ka bërë diçka përmbajtjesore në dialog, por sa i përket transparencës ai është transparent”, ka deklaruar Sadiku.

Nol Nushi, nga Partia Socialsemokrate (PSD), ka reaguar ku ka thënë se vendimin për targat e paligjshme “KM”, Qeveria Kurti II “e ka marrë në rrjetin social Twitter në ora 12 të natës”.

Sipas, Nushit askush nuk ka qenë i informuar, madje as deputetët e tij nuk kanë pasur iden se çfraë po bënë.

“Kjo është mungesë, jo transparencë, por, kjo është me marrë nën –kontroll një person krejt Republikën”, ka deklaruar Nushi.

Ndërsa Sadiku ka thënë se Qeveria e Kosovës me situatën në katër komunat veriore i ka dhënë vetë autogol.

“Qeveria ka marrë vendime në kokë në vete edhe të pa koordinuar me aleatë”, ka përfunduar ai.


Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika