Nushi thotë se nëse kjo Gjykatë do të kishte sjellë drejtësi, Trendafilova nuk do të kishte pasur nevojë të ngujohet nëpër hotele me polici
Nol Nushi i PSD-së në protestën kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova, ka thënë se kjo e fundit ka ardhur në Kosovë në emër të transparencës, por vetëm si turiste “Ajo vjen në Kosovë si turiste dhe në emër të transparencës. Apo e shihni se si o transparenca e rrethuar […]
Nol Nushi i PSD-së në protestën kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova, ka thënë se kjo e fundit ka ardhur në Kosovë në emër të transparencës, por vetëm si turiste
“Ajo vjen në Kosovë si turiste dhe në emër të transparencës. Apo e shihni se si o transparenca e rrethuar me polici, me rregulla të forta ku nuk lejohen as telefonata e as incizimet”, ka thënë Nushi.
Më tej, ai ka thënë se 75 për qind e punës së kësaj gjykate nuk është transparente, pasi seancat e gjyqit i ka të mbyllura.
“Çfarë transparencë ka kjo gjykatë ku nuk tregojnë se ku i marrin provat as çfarë provash. Nëse kjo gjykatë ish kanë e drejtë dhe kish sjellë drejtësi, nuk kish pasë nevojë me organizu këso lloj takimesh nëpër dhoma të hoteleve”, ka thënë ai.















