Nushi: Vendimi për Manastirin, është zbatim i marrëveshjes me Serbinë

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit shërben si implementim i marrëveshjes së Brukselit dhe planit franko-gjerman, duke e parë si pjesë të strategjisë së Qeverisë për integrimin në organizata ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës

Nol Nushi nga PSD

Nol Nushi, anëtari i Partisë Socialdemokrate, ka theksuar se vendimi i Qeverisë për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit është si pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe planit franko-gjerman.

Ky vendim, sipas tij, është zbatim i marrëveshjes me Serbinë.

Duke iu përgjigjur kritikave për këtë veprim, ai ka potencuar se është pjesë e strategjisë së Qeverisë për t’i përballuar sfidat e integrimit në organizata ndërkombëtare.

“Nëse e shohim strategjinë e Kurtit prej opozitës e deri te këto tri vite pushtet, është njëra taktike rezistence e vazhdueshme karshi vendimeve, por të cilat në fund përfundojnë duke i bërë të gjitha ato vendime, të cilat po i reziston, por përshtypja në popull po duket që është se ky megjithatë bëri më të mirën, këtë nuk mundemi me e pa ndryshe përveç plan i Kurtit, sepse integrimi në organizata ndërkombëtare si është Këshilli i Evropës, është pjesë po ashtu e planit franko-gjerman e marrëveshjes së Ohrit dhe sigurisht sekuencat e ndryshme brenda këtij rrugëtimi herë duken fitore e herë humbje të Kosovës, por të gjitha janë pjesë e këtij plani, andaj nuk kemi si e shohim ndryshe përpos si vazhdim i zbatimit të marrëveshjes ndërkombëtare të dialogut”, ka deklaruar Nushi.

E nëse Kosova mund të përfitojë diçka nga ky vendim, Nushi ka thënë se nuk ka garanci.

Sipas tij, do të ketë edhe kushte të tjera për anëtarësim në këtë organizatë.

“Premtimi është që futesh në Këshillin e Evropës, por ne kemi parë shpesh e herët të fundit që Kurti në marrëdhëniet me këta që na ndihmojnë të futesh në Këshill nuk i ka aq të mira dhe jam i bindur se do ketë kushte tjera e Kurti do t’i zbatoj duke thënë që s’pata çare, e këtë nuk duhet me lejua ne, sepse argumenti s’pata çare kanë qenë tjerët, e ky nuk mundet me qeverisë me argumente të qeverive të kaluara, ky që pretendon se është politikan i së ardhmes”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka komentuar vizitën e të dërguarit të SHBA-së, Gabriel Escobar, duke e interpretuar si një sinjal të qartë për rregulloren e re të BQK-së për dinarin serb.

“Vizita është shumë e qartë konkrete, e koncentruar në çështjen e dinarit si taktikë destabilizuese e dialogut  që prehu në besë miqtë apo partnerët e Kosovës. Escobar ka takuar të gjithë akterët relevantë të këtij procesi e të fundit e ka lërë Kurtin, mirëpo  porosia është e qartë, Kurti duhet t’i bëjë të gjitha ato që është zotuar, po i gënjen qytetarët kur po thotë se s’ka pranuar marrëveshje e edhe ndërkombëtarët kur po ua pranon në tavolinë marrëveshjet e pastaj po u shkakton probleme në zbatimin e saj”, ka deklaruar Nushi, transmeton Ekonomia Online.

Megjithatë, ai shpreh shqetësimin se kjo çështje po e ndryshon raportin e Kosovës me partnerët e saj, duke theksuar se prishja e marrëdhënieve nuk duhet të shkaktohet nga çështjet teknike si dinari, por të zgjidhen nëpërmjet bashkëpunimit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika