Nxënësit në stres për testin e arritshmërisë, mësuesit nuk presin rezultate

Në dy faza të testimit më 4 qershor dhe 14 qershor do të mbahet testi i arritshmërisë në Kosovë. Nxënësit e klasave të nënta janë në stres për këtë test, ani se po gjejnë mënyra të ndryshme për t'u përgatitur. Në ndërkohë, mësimdhënësit nuk po presin rezultate pozitive për shkak të ndikimit që ka pasur pandemia e grevat në arsim

Nxënësit e klasave të nënta në Kosovë së shpejti i pret testi i arritshmërisë, i cili është shumë i rëndësishëm për ta. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se ky test do të mbahet më 4 qershor pjesa e parë dhe 14 qershor pjesa e dytë.

“Testi i Arritshmërisë në vitin 2022 do të organizohet në dy faza: – Më datë 04 qershor 2022, testi mbahet në lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe në lëndën e gjeografisë; – Më datë 14 qershor 2022, testi do të mbahet në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe në lëndën e biologjisë”, ka thënë Ministria e Arsimit.

Në ndërkohë, nxënësit janë në stres për këtë test. E për t’u përgatitur, këta të fundit po i sigurojnë testet e viteve paraprake.

“Po përgatitemi në mënyra të ndryshme, janë këto teste të viteve të kaluara që i mësojmë, i mbajmë mend.  Këto kohët e fundit mësimdhënësit po na ndihmojnë, t’i këqyrim kapitujt e cilat mësime”, është përgjigjur Arnest Ramadani – Nxënës.

Arnest Ramadani – Nxënës

Ndihmë po u japin edhe mësimdhënësit. “Fillimisht i kemi fotokopjuar disa teste të viteve të kaluara dhe të njëjtat po i ushtrojmë me arsimtarët e klasës”, ka thënë Dalmat Selimi.

 

Dalmat Selimi

E janë mësimdhënësit e klasave të nënta, të cilët nuk po presin rezultate pozitive nga ky test. Lumturie Selimi, mësimdhënëse, tregon arsyet.

“Pritshmëritë besoj që nuk do të jenë shumë në nivel, për shkak të pandemisë mësimi është mbajtur me pauza dhe kjo kohë nuk ka qenë shumë cilësore aq sa është mësimi me prezencë fizike. Për këtë arsye konsideroj që nuk do të jetë në nivelin e duhur”, ka theksuar Lumturie Selimi – Mësimdhënëse.

Lumturie Selimi – Mësimdhënëse

RTV Dukagjini ka pyetur Ministrinë e Arsimit, nëse po planifikojnë ndonjë organizim për përgatitje për këtë test, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika