Nxënësit shembullorë ndërprenë mësimin pasi komuna ua ndali transportin

Dy fëmijë të fshatit të Gumnishtë të Vushtrrisë nuk e kanë nisur vitin e ri shkollor para një muaji sikurse bashkëmoshatarët e tyre, pasi komuna ua ka ndalur transportin që ua ka mundësuar për dy vjet. Shtëpia e tyre është rreth 15 kilometra larg shkollës dhe prindi i nxënësve thotë se nuk ka kushte financiare që vet t’i dërgojë në shkollë. Komuna thotë se ka ofruar një opsion tjetër pasi organizimi i transportit ka kosto të madhe, por ajo mundësi nuk i përshtatet familjes

Çantat i kanë në krahë, por automjeti që i merrte zakonisht për t’i dërguar në shkollë nuk po vjen më.

Këta dy nxënës që jetojnë në thellësi të fshatit Gumnishtë të Vushtrrisë, janë në klasën e tretë, por rastet që kanë mësuar në shkollë janë të rralla që nga 1 shtatori.

Prandaj, mësimet po i bëjnë në shtëpi. Dy vitet paraprake transportin ua kishte mundësuar komuna e Vushtrrisë, por këtë sivjet e ka ndërprerë atë.

Babai i nxënësve, Selman Ismajli po thotë që vet e ka të pamundur t’i dërgojë çdo ditë ata në shkollë.

“Sivjet janë dal në klasë të tretë, nuk është duke i bartë kërkush, unë kushtet nuk i kam me i bartë, mundësitë nuk i kam. Ti po e sheh edhe vet rrugën si e kanë lënë këndej, dy banorë jemi këtu, përmbi 10 anëtarë jemi”, ka thënë Selman Ismajli – Prind.

Ndërprerjen e transportit, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi e arsyeton me koston e madhe. Ai thotë se kjo i ka detyruar që prindit t’i ofrojnë një zgjidhje tjetër.

“Unë i kam thënë prindit me dërgu një kërkesë edhe me i ndihmu me mjete sepse po nuk po mundemi me kontraktu një operator sepse është kostoja tepër e madhe me çu atje, me ia bajt fëmijët, e i kam thanë prindit nëse e merr t’i përsipër me i bartë, ne t’i mbulojmë shpenzimet e derivateve”, ka deklaruar Ferit Idrizi – Kryetar i Vushtrrisë.

Por, prindi Ismajli thotë se komuna po e neglizhon rastin e tij.

“Jam kanë në komunë, te kryetari, m’ka thanë po po edhe si të dal kurgjo hiç, nuk më marrin parasysh. Jam kanë edhe tek drejtori i shkollave që është, edhe te ai dy-tre herë, ma kanë marrë numrin e telefonit, as nuk më kanë thirrë as sen të Zotit”, ka përfunduar Selman Ismajli – Prinda.

Rruga që të çon tek lagjja e fshatit ku jetojnë dy nxënësit është mjaftë e vështirë, ndërsa nga atje, shkolla “Anton Zako Çajupi” është larg rreth 15 kilometra.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika