Nxirret në sipërfaqe BMW-ja me targa të Kosovës
Vetura e nxjerrë nga ujërat e lumit Lepenc është BMW-ja me targa të Kosovës. Siç informon gazetari i KlanM, Furkan Saliu, brenda automjetit duken dy trupa njerëzish. “Nga këtu shoh dy trupa njerëzish”, ka thënë Saliu në edicionin e lajmeve. Ndërsa, gazetari i Klan Macedonia, në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve nga vendi […]
Vetura e nxjerrë nga ujërat e lumit Lepenc është BMW-ja me targa të Kosovës. Siç informon gazetari i KlanM, Furkan Saliu, brenda automjetit duken dy trupa njerëzish.
“Nga këtu shoh dy trupa njerëzish”, ka thënë Saliu në edicionin e lajmeve.
Ndërsa, gazetari i Klan Macedonia, në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve nga vendi ku ndodhi aksidenti i familjes Pacolli, ka treguar se ndihet i mahnitur nga koordinimi dhe bashkëpunimi në mes të ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Saliu theksoi se ka filluar procesi i tërheqjes, por nuk dihet se sa mund të zgjasë. Ekipet janë tepër të vëmendshëm dhe të përkushtuar në detyrë dhe e gjithë kjo sipas tij po jep rezultate.
“Kemi përvojë në kriza të tilla dhe kemi vërejtur moskoordinim, por kësaj here me të vërtetë jam i mahnitur nga koordinimi mes ekipeve”, tha mes të tjerash Furkan Saliu, raporton KlanMacedonia përcjell Dukagjini.com.















