Nxitje e përçarje, prokuroria hap hetim ndaj rastit në fshatin Bernicë

Gjatë patrullimit Policia e Kosovës, kanë hasur në disa mbishkrime dhe vizatime në një shtëpi të pabanuar në fshatin Bernicë të Prishtinës

Rruga në Bernicë, ku ka grafite fyese dhe përçarëse

Në fshatin Bernicë e Poshtme në Komunën e Prishtinës, pos shqiptarëve, në këtë fshat rreth 8 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës, jetojnë edhe banorë nga komuniteti serb.

Por, ditëve të fundit aty janë shkruar mesazhe e grafite fyese dhe përçarëse edhe për serbët por edhe shqiptarët.

Banorët që jetojnë së bashku këtu, nuk pranuan të flasin por prapa kamerave thanë se nuk kanë probleme mes veti.

Tash e disa ditë, në disa shtëpi të pabanuara në fshatin Bernicë, janë venë disa mbishkrime, të cilat në përmbajte kanë elemente nxitëse e përçarëse.

Grafitet në Bernicë

Policia e Kosovës ka intervistuar banorët, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar apo dyshuar për këtë vepër.

Serbia dhe një zemër në mes Kosovës, është vetëm një nga grafitet e që duket se pjesa tjetër është kundërpërgjigje ndaj tyre, të cilat janë shkruar disa në rrugë e disa në këtë shtëpi të pabanuar.

Për gjithë këtë, Prokuroria Themelore e Prishtinës tashmë ka nisur hetimet.

“Prokurori kujdestar është lajmëruar nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të njëjtit, është iniciuar rast për hetime, në drejtim të veprës penale nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit. Janë udhëzuar policia për mbledhjen e provave për këtë çështje”, ka thënë Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Deri më tani, asnjë person nuk është arrestuar për këto mbishkrime, derisa nuk është hera e parë që ndodhin të tilla raste.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika