Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë tre personat, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla, në mbrëmjen e së martës.

Të arrestuarit, sipas Prokurorisë, janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit’’.

Siç njofton Prokuroria, të dyshuarit do të dërgohen në mbajtje dhe ndaj tyre do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit brenda afateve ligjore.

Syla ishte sulmuar fizikisht nga tre persona, të cilët sipas tij, ishin fanatikë fetarë.