“Nxjerrja në tregun e hapur”, bie numri i bizneseve me më shumë se 50 punëtorë

Paqartësitë nuk janë eliminuar as në prag të fazës së dytë të nxjerrjes së bizneseve të mëdha në tregun e hapur të energjisë elektrike. Ende nuk ka një konfirmim për numrin e bizneseve që nga 1 Prilli do të furnizohen me rrymë në tregun e lirë. Sipas statistikave zyrtare, numri i bizneseve me më shumë se 50 punëtorë ka shënuar rënie, por nuk është treguar nëse ato të kthehen në tregun e rregulluar

Me paqartësi po afrohet edhe faza e dytë e nxjerrjes së bizneseve me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor më shumë se 10 milionë euro në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Edhe pse, muajin e kaluar, njoftoi nga 1 Prilli në tregun e lirë do të dalë grupi i dytë i konsumatorëve komercialë, që përmbush së paku njërin nga dy kriteret, ZRRE-ja nuk ka treguar se për sa biznese bëhet fjalë.

Zyra e Rregullatorit për Energji nuk ka treguar se sa biznese e kanë kaluar numrin prej 50 punëtorëve dhe sa qarkullimin vjetor prej më shumë se 10 milionë eurosh, që nga 1 Qershori i vitit të kaluar.

Ajo nuk bëri të ditur as nëse do të kthehen në tregun e rregulluar ato që kanë rënë nën këto shifra.

Rregullatori nuk tregoi as numrin e përgjithshëm të bizneseve që i përmbushin këto kritere.

Teksa kërkuan transparencë, në Shoqatën e Prodhuesve në kuadër të Odës Ekonomike thanë se as ZRRE-ja më nuk i referohet shifrës së përmendur në fillim prej 1300 biznesesh.

“Ne kemi bë pyetje konkrete, ZRRE më nuk përmend numër të bizneseve. Nuk janë 1300 biznese, sepse edhe në vendimin e Gjykatës Supreme, ZRRE nuk i është përgjigjur. Është e specifikuar në aktgjykimin e Gjykatës Supreme ku i është bërë pyetje sa është numri i bizneseve në tregun e lirë, ZRRE thotë nuk e dimë… Ishte dashtë me qenë një transparencë e mirë që me ditë të gjithë kush është në tregun e lirë, kush mund të dalë në tregun e lirë, me u përgatitë sepse kostoja është e lartë”, ka thënë Kushtrim Ajvazi, Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve.

Pasi tha se ka biznese që janë në tregun e hapur përkundër që nuk i plotësojnë kriteret, Ajvazi kërkoi qartësi para fazës së dytë.

“Nuk ka ende udhëzues se çka ndodhë tash me ato biznese që s’e kanë plotësua kriterin e janë ende në tregun e lirë, a kanë me u kthye në tregun e rregulluar?! As këtu nuk ka informata. Po më vjen keq që edhe 2026-tën po e fillojmë me këtë sistem, si të themi, një lloj amullie nga ZRRE-ja, të pasqaruar për sektorin e bizneseve në përgjithësi, e sidomos për sektorin prodhues”, ka thënë Kushtrim Ajvazi, Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve.

Në një përgjigje gjysmake, Administrata Tatimore i përcolli TV Dukagjinit vetëm një pjesë të informacioneve të kërkuara.

“Bazuar në të dhënat e ATK-së, numri i bizneseve që kanë numër më të madh se 50 punëtorë të regjistruar është 782. Numri i bizneseve aktive që kanë më shumë se 10 milionë euro qarkullim është 333”- ADMINISTRATA TATIMORE E KOSOVËS

Në këtë përgjigje nuk u tregua se sa prej bizneseve i kanë të dyja, më shumë se 50 punëtorë dhe qarkullim vjetor më shumë se 10 milionë euro, duke lënë paqartësi për numrin e saktë.

Sido që të jetë, nëse krahasohet me të dhënat që ATK-ja i kishte përcjellë televizionit në Prill 2025, rezulton se numri i bizneseve me më shumë se 50 punëtorë ka shënuar rënie.

Kjo pasi në këtë kategori vitin e kaluar, sipas ATK-së, ishin 964 biznese apo 182 më shumë se sa këtë vit.

Ndërkaq, këtë vit janë 12 biznese më shumë në listën e atyre me më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor.

Përkundër aktgjykimit të Gjykatës Supreme lidhur me procesin e hapjes së tregut, ZRRE-ja dhe bizneset kanë interpretime të ndryshme, ndërsa po vijojnë betejat gjyqësore në raste individuale.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika