Ishte dëshmitare kur secili prej tyre dha frymën e fundit.
Me lot në sy Lumnije Muçolli kujton 17 prillin e 1999-s kur forcat serbe i vranë e dogjën 53 civilë këtu në fshatin Poklek të Drenasit.
Muçolli në 27 vjetorin e masakrës rrëfeu se çka përjetoi atë ditë.
Atë botë 25 vjeçare, Muçolli tregon se shpëtoi e gjallë bashkë me vajzën.
Dhimbja e mërzia e përcjellë çdo 17 prill edhe Sevdije Xhamajlin, të cilës këtu iu vra motra.
Pos dhimbjes, ajo ka edhe një peng.
“Ta kish pas veç një fëmijë me pas kujtim prej saj…”
Ky krim s’ju mjaftoi forcave serbe, në po atë ditë tetë kilometra nga Pokleku, në Çikatovë u vranë edhe 24 civilë tjerë.
Pushkatimet mbi bashkëfshatarët i pa nga afër Naim Makolli.
Ai ka një pakënaqësi kundrejt sistemit të drejtësisë.
Me 17 prill të vitit 1999 në fshatin Poklek dhe Çikatovë e Vjetër të Drenasit, forcat serbe vranë, masakruan e dogjën 77 civilë shqiptarë mes tyre fëmijë, gra e pleq.