Obama: Joe Biden patriot i rendit më të lartë, vendos interesat e popullit përpara

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka potencuar vendimi i presidneti Joe Biden për të mos kërkuar rizgjedhjen është një testament për dashurinë e tij për vendin dhe një shembull historik i një punëtori që i vë interesat e popullit amerikan përpara të tijat

Ish-presidenti Barac Obama dhe presidenti aktua i SHBA-së, Joe Biden.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për presidentin Joe Biden pas njoftimit të këtij të fundit për tërheqjen nga gara për zgjedhjet e nëntorit.

Obama e ka përshkruar këtë vendim si një nga më të vështirët në jetën e Biden, por ka theksuar se është një vendim i drejtë për Amerikën.

Në një postim në Facebook, Obama ka theksuar rëndësinë e udhëheqjes së Biden-it dhe karakterin e tij të jashtëzakonshëm.

“Joe Biden ka qenë një nga presidentët më pasues të Amerikës, si dhe një mik dhe partner i dashur për mua. Sot, gjithashtu na është kujtuar – përsëri – se ai është një patriot i rendit më të lartë”, ka shkruar Obama.

Ai e  vlerësoi Biden për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund pandemisë, krijimin e miliona vendeve të punës, uljen e kostos së ilaçeve me recetë, dhe për arritjet e tij në legjislacionin për sigurinë e armëve dhe ndryshimet klimatike.

Obama theksoi se Biden ka rikthyer qëndrimin e Amerikës në botë, rigjallëruar NATO-n dhe mobilizuar botën për t’u ngritur kundër agresionit rus në Ukrainë.

“Përmes politikave të tij dhe shembullit të tij, Joe na ka kujtuar se kush jemi në të mirën tonë – një vend i përkushtuar ndaj vlerave të vjetra si besimi dhe ndershmëria, mirësia dhe puna e palodhur”, ka shkruar ai.

Ish-presidenti ka potencuar vendimi i Biden për të mos kërkuar rizgjedhjen është një testament për dashurinë e tij për vendin dhe një shembull historik i një punëtori që i vë interesat e popullit amerikan përpara të tijat.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika