Obiliq: Dyshohet se kërcënoi ish-bashkëshorten me video ku shfaqej i armatosur, ndalohet nga Policia

Policia e Kosoves ka njoftuar se një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Kanosje” në kuadër të dhunës në familje, pas raportimeve se kishte kërcënuar vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve nga hetimet, i dyshuari dyshohet se i kishte dërguar ankueses video nga një poligon qitjeje, ku shihej duke përdorur armë, si dhe fotografi me armë zjarri. Autoritetet dyshojnë se ai kishte ushtruar presion dhe shqetësim të vazhdueshëm ndaj ish-bashkëshortes.

Gjatë trajtimit të rastit është intervistuar edhe një dëshmitar, ndërsa ekzistojnë dyshime se i dyshuari ka kërcënuar dhe shqetësuar vazhdimisht edhe nënën e tij, e cila jeton jashtë vendit.

I dyshuari fillimisht iu është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe, me rekomandim të mjekëve të QKMF-së, është dërguar për konsultë psikiatrike në Klinikën e Neuropsikiatrisë. Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, ai ka pranuar se videot e përmendura ia kishte dërguar ankueses. Po ashtu, është bërë e ditur se ai posedonte dokumentacion dhe raporte të mëhershme psikiatrike.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje” në kuadër të “Dhunës në Familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika